Paisja me kompjutera e nxënësve ekselentë
U realizua me sukses një ndër aksionet e para të Shoqatës sonë, ku u shpërndanë 9 kompjutera (shtëpiza, monitora, tastierë, maus si dhe web-kamera) për nxënësit ekselentë.
Shumica e kompjuterave u shpërndanë për nxënësit e Shkollës Fillore Greshnicë, ku me ndihmën e disa mësimdhënësve u morën informata se cilët prej nxënësve hasën në probleme gjatë çasjes online në procesin edukativo-arsimor.
Kjo iniciativë kishte për qëllim kontribuimin e shoqatës sonë në arsim dhe zhvillimin e infrastkuturës arsimore, në mënyrë që arsimi shqipar të ecë përpara dhe nxënësit tonë të jenë shembull i zhvillimit dhe suksesit në rajon dhe më gjerë.
Falënderojmë aktivistët nga fshati Greshnicë Mustafa Dauti dhe Kastriot Ramadani, si dhe bashkëfshatarin-anëtarin nga Zvicra Çefli Asani, që mundësuan instalimin dhe sistemimin e këtyre kompjuterave.
Gjithashtu falënderojmë donatorin dhe anëtarët që u angazhuan në shtetin zvicerian, siguruan dhe bënë të mundur transportin e këtyre kompjuterave. Një pjesë e këtij donacioni (web-kamerat) u mundësua personalisht nga disa anëtarë të shoqatës të cilët i falënderojmë përzemërsisht.
Me respekt,
Kryesia e Shoqatës Humanitare Greshnica Zvicër
Kryetar Xhevahir Ramadani
20 Janar 2021