Mbledhja e parë e Shoqatëts Humanitare Greshnica në vendlindje
Në respekt të anëtarsisë së Shoqatës Humanitare Greshnica si dhe bashkëatdhetarve që jetojnë në vendlindje, u mbajtë mbledhja e parë në lokalet e Shkollës Fillore ‘Faik Konica’.
Qëllimi i kësaj mbledhje ishte informimi i anëtarësisë dhe bashkëatdhetarëve me rrjedhën dhe aktivitetet e shoqatës si dhe diskutimi i ideve të ndryshme. Kryetari Xhevahir Ramadani bëri një përmbledhje të detajuar të aktiviteteve të përfunduara dhe me transparencë të thellë raportoi mbi çdo shpenzim që është bërë nga buxheti i shoqatës.
Prezenca e anëtarësisë dhe bashkëfshatarëve ishte masovike gjë që na motivon që ne si shoqatë të punojmë dhe rritemi edhe më shumë, fal mbështetjes së anëtarësisë si dhe sponzorëve tanë. Shpresojmë që pas pandemisë këto mbledhje të jenë më të shpeshta si në Zvicër ashtu edhe në vendlindje.
Me respekt,
Kryetari, Xhevahir Ramadani

